14:27 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fansat të shqetësuar me humbjen e peshës së Joshuas

Anthony Joshua ka ngritur shqetësime ndër tifozët e tij me humbjen e peshës në fotografitë e fundit të publikuara.

Promotori Eddie Hearn ka ndarë një fotografi ku Joshua duket shumë më i lehtë në peshë për dallim nga dueli i tij i parë me Andy Ruiz Jr, që përfundoi me humbje shokuese në New York në qershor, shkruan “The Sun”.

Joshua dhe Ruizi ndeshen në revansh të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

Por, në rrjete sociale ka reagime nga më të ndryshmet në lidhje me transformimin në trupin e britanikut.

Joshua e ka arsyetuar transformimin e tij, duke thënë se tani ka shpejtësi më të madhe në lëvizje, por insiston se nuk e ka humbur goditjen e fortë.

Kështu dukej Joshua para duelit të parë me Andy Ruiz Jr: