16:24 / E Enjte, 04 Mars 2021 / A. A

Fansi i shkruan direkt lojtarit pasi ia humbi tiketën, e shan dhe e ofendon rëndë

Patrick van Aanholt lëshoi një mundësi të shkëlqyer në minutën e fundit, për të fituar ndeshjen e Crystal Palace kundër Manchester United.

Pas takimit, holandezi ishte i zhgënjyer jo vetëm për faktin që humbi rastin por edhe nga kërcënimet dhe sharjet që mori në Instagram.

Mbrojtësi i ekipit londinez ka postuar në Twitter një mesazh që ka pranuar nga Gary Ong, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit e humbi tiketën në bastore duke shpërthyer në ofendime drejt van Aanholt.

“Shko **u, 1 kundër 1 dhe nuk di të shënosh. Budalla. 3.60 ishte kuota të shënonte i pari Crystal Palace dhe nuk realizove. Ti qen m**i. Pse nuk e theve qafën majmun. M** lojtar” shkroi Ong.

/Indeksonline/