20:24 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Fantastik Rexhbeçaj, dy gola në fitoren e Koln

Elvis Rexhbeçaj ishte fantastik në fitoren e FC Koln 2-1 ndaj Borussia Monchengladbach.

Anësori kosovar shënoi dy gola në fitoren e klubit të tij si mysafir i Monchengladbachut në xhiron e 20-të të Bundesligas, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi mesfushori, Florian Neuhaus në minutën e 16’të.

Me fitore Koln shkon në kuotën e 21 pikëve dhe gjendet në pozitën e 14-të. Kurse Monchengladbach me humbje mbetet në pozitën e 7-të me 32 pikë.

Kujtojmë që Rexhbecaj këtë sezon në Bundesliga ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste./IndeksOnline/