19:20 / E Premte, 23 Shtator 2022 / Gj. Sh

Fantastike, Broja lë stërvitjen dhe fotografohet me tifozin e veçantë (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka mbajtur seancën e fundit stervitore në “Bloomfield Stadiut” të Te Avivit, para ndeshjes kundër Israelit.

Por një momnet fantastik ndodhi gjatë stërvitjes së futbollistëve të Shqipërisë, ku futbollisti Armando Broja, për një moment u largua nga stervitja.

Futbollisti i Chelseas shkoi te një tifoz i veçantë i cili kishte ardhur për ta përcjellur stervitjen.

Tifozi ishte me aftësi të kufizuara, ndërsa Broja vrapoi te ai dhe bëri disa fotografi me të, duke ja plotësuar deshërën këtij djaloshi për të bërë foto me idhullin e tij.

Ndeshja Israel-Shqipëri është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën B të Ligës së Kombëve dhe luhet të shtunen me fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/