Fantastike, një djalosh shqiptar shpallet kampion i Ballkanit në shah, i bën kahre mjeshtrit e njohur

Djaloshi Kelvin Kosta nga qyteti i Sarandës është shpallur kampion i Ballkanit në shah.
Kampionati i shahut u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka publikuar urimin për të riun kampion.

“Urime Kampionit tonë! Kelvin Kosta shpallet Kampion Ballkani në Kampionatin Ballkanik të Shahut,që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022”, shkruan Gurma.
