11:29 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Faqja e UEFA-së, “bombardohet” nga komentet e shqiptarëve për skandalin me hartën

Sot UEFA-ja është zgjuar në “krahun e majtë” dhe ka bërë një skandal të radhës.

Ajo në një hartë të publikuar të Evropës, Republikën e Kosovës e ka lënë bashkë me Serbinë.

Shqiptarët janë aktivizuar menjëherë dhe kanë filluar me komente në drejtim të faqes së UEFA-së.

Shumë komente i kanë treguar UEFA-së, se Kosova është shtet i pavarur dhe pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit. /IndeksOnline/