18:42 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Brukselit: Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit

Situata politike në Shqipëri, lufta ndaj drogës dhe krimit të organizuar, artikujt e huaj që nxijnë Shqiprinë dhe integrimi europian i Shqipërisë janë trajtuar gjërësisht në një artikull të faqes zyrtare të Brukselit, EU reporter.

Eureporter duke cituar raportin e Guardia di Finanza shkruan se Shqipëria tanimë“pas dekadash të kultivimit dhe përhapjes së pakontrolluar”, situata e kanabisit tashmë është vendosur nën kontroll.

Nga ana tjetër duke cituar letrën e Ramës drejtuar liderve të BE-së, ku kryeministri nënvizon “hapat shpesh herë shumë të vështirë”, që vendi i tij ka ndërmarrë për t’u përputhur me kërkesat e “acquis communitaire”, paketa e kushteve që duhen plotësuar përpara anëtarësimit.

Ai shkruan se “qeveria ka kuptuar tërësinë e sfidave të jashtëzakonshme që përfaqësojnë këto kushte. Ne na është dhënë përgjegjësia dhe ne kemi vendosur që të veprojmë”.

Nga ana tjetër  eureporter shkruan se burimet nga Tirana zyrtare bëjnë me dije se Basha ka ndërmarrë një fushatë shkrimesh negative në mediat e huaja për t’i nxirë faqen Shqipërisë duke tentuar të hedhin poshtë rezultatet e arritura e konfirmuara nga autoritetet ndërkombëtare.

Më tej shkruhet se “më e rënda është që kjo fushatë është qartësisht kundër interesave të popullit shqiptar. Në të vërtetë, ai (Basha) është vetëm duke u përpjekur të maskojë rolin e qeverisë së tij të mëparshme, në lejimin e zhvillimit të kultivimit të kanabisit. Ishte atëherë që ky fenomen u shndërrua në një problem të vërtetë.”

Megjithatë, në një letër drejtuar krerëve të shteteve të vendeve të BE, Edi Rama gjithashtu pranon se “mbetet ende shumë për të bërë” në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me drogën në Shqipëri.

Mesazhi i tij vjen në prag të Samitit të Brukselit të muajit të ardhshëm, ku liderët e Bashkimit Europian pritet të parashtrojnë një përditësim mbi statusin e Shqipërisë dhe mbi progresin që ka kryer vendi në zbatimin e kritereve strike të anëtarësimit.

Masat e ashpra kundër krimit të organizuar, përfshi kundër kultivimit të drogës, ishin një ndër pesë kushtet kryesore të vendosura nga Komisioni, në dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë në 2014-n.

Letra e Ramës, një kopie e të cilës është siguruar nga media jonë, gjithashtu vjen pas publikimit të një analize të thellë mbi gjendjen e kultivimit të kanabisit në vend.

Raporti i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, i bazuar në të dhënat e Policisë Italiane të Financave, thotë se “pas dekadash të kultivimit dhe përhapjes së pakontrolluar”, situata e kanabisit tashmë është vendosur nën kontroll.

Sipas këtij raporti, “kjo tregon se atëherë kur ekziston një vullnet politik, vendosmëri dhe përkushtim ndaj objektivave e respekt ndaj sundimit të ligjit, gjithçka është e mundur”.

Një burim pranë Kryeministrit, shënjestroi Lulzim Bashën, liderin e Partisë Demokatike në opozitë, duke e akuzuar se ai është duke udhëhequr një fushatë mediatike me synim diskretitimin e përpjekjeve të qeverisë në luftën kundër drogës. Basha gjithashtu është akuzuar se i shmanget bisedes për eliminimin efektiv të kultivimit të kanabisit në vend.

Ky burim tha: “Mediat pranë Bashës po përpiqen të diskretitojnë përpjekjet tona, ndonëse rezultatet janë konfirmuar nga autoritetet ndërkombëtare. Kjo është qesharake. Por, më e rënda është që kjo fushatë është qartësisht kundër interesave të popullit shqiptar.

Në të vërtetë, ai (Basha) është vetëm duke u përpjekur të maskojë rolin e qeverisë së tij të mëparshme, në lejimin e zhvillimit të kultivimit të kanabisit. Ishte atëherë që ky fenomen u shndërrua në një problem të vërtetë”.

Në letrën e tij drejtuar liderve të BE-së, Rama nënvizon “hapat shpesh herë shumë të vështirë”, që vendi i tij ka ndërmarrë për t’u përputhur me kërkesat e “acquis communitaire”, paketa e kushteve që duhen plotësuar përpara anëtarësimit.

Ai shkruan se “qeveria ka kuptuar tërësinë e sfidave të jashtëzakonshme që përfaqësojnë këto kushte. Ne na është dhënë përgjegjësia dhe ne kemi vendosur që të veprojmë”.

Komentet e Kryeministrit vijnë një vit pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Ky rekomandim erdhi pasi progresi në përmbushjen e përparësive kyçe u vlerësua si “i besueshëm dhe i qënësishëm”, mbi të gjitha mbi zbatimin e reformës në drejtësi dhe posaçërisht, në procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.

Rama thotë se qeveria e tij ka treguar këmbëngulje në “sipërmarrjen madhore të drejtësisë, shpesh herë të kundështuar nga interesa të fshehtë, rezistenca e të cilave shpesh ka vendosur në rrezik sistemin tonë të brishtë demokratik”.

Ai shton, “ne kemi treguar vendosmëri dhe bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më herët gjatë këtij viti, mund të them që qytetarët shqiptarë përkrahin qëndrimin tonë”.

Së fundmi, sipas tij, qeveria shqiptare ka aprovuar “një plan ambicioz” për të luftuar krimin e organizuar.

“Ne kemi paralajmëruar liderat e bandave: Kudo që fshiheni, do t’iu arresotojmë dhe do t’iu procedojmë, me besimin se institucionet e saporeformuara të drejtësisë do t’iu dërgojnë në burg. Dhe do të konfiskojmë pasurinë tuaj. Nënkultura kriminale që shqiptarët kanë duruar prej vitesh do të marrë fund”.

Ai vazhdon, “Ne jemi në procesin e ndërtimin të një infrastrukture kombëtare ligjzbatuese, e dizenjuar posaçërisht për çrrënjosjen e kësaj sëmundje, duke parandaluar që ajo të infektojë brezat e ardhshëm”.

Kryeministri gjithashtu thotë se “disa banditë” janë duke parë biznesin e tyre të drogës, prostitucionit dhe trafikut njerëzor të lulëzojë në vendet e Bashkimit Europian.“Ne kërkojmë ndihmën tuaj dhe në këmbim, ofrojmë tonën, për të kapur këta individë dhe për t’i dërguar ata përpara drejtësisë”, është apeli i Ramës.

Lufta kundër drogës, siç nënvizoi Kryeministri, është duke u ndihmuar nga Policia Financiare Italiane, “Guardia di Finanza” dhe Bashkimi Europian.

“Së bashku, kemi regjistruar disa rezultare mbresëlënse. Javën e shkuar, gjenerali Italian i “Guardia”-s, Stefano Screpanti, na informoi për një ndryshim të jashtëzakonshëm. Një vit më parë, mbikqyrja nga ajri e vendit gjeti 2 086 plantacione me kanabis në të gjithë Shqipërinë.

Ky informacion na ndihmoi për shkatërrimin e platacioneve dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve. Mbikqyrja e këtij viti tregoi vetëm 88 plantacione të dyshuara ose 150 herë më pak, krahasuar me një vit më parë”.

“Me fjalë të tjera”, shkruan ai, “Shqipëria nuk është më kryeqyteti europian i kanabisit”.

Megjithatë, kryeministri pranon, “mbetet ende shumë për të bërë dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë kësaj historie”.

Rama pranon se ka pasur një ndryshim të madh në Shqipëri, “nga gjendja kaotike e post-komunizmit 27 vite më parë, në një shtet ku mbizotëron rregulli dhe ligji. I detyrohemi shumë për këtë Bashkimit Europian, për asistencën ekonomike dhe teknike që na ka dhënë.

Por, i detyrohemi edhe më shumë aspiratës dhe përkushtimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së vendeve europiane”.

Kryeministri shqiptar mbylli letrën e tij duke sugjeruar se suksesi i Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës, dëshmon “potencialin e vendit për anëtarësimin e plotë në familjen europiane”.