08:12 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Frankofonisë i uron mirëseardhje Kosovës


Kosova dje është pranuar në organizatën botërore të Frankofonisë.

Faqja zyrtare e kësaj organizate i ka dëshiruar mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin.

Me këtë rast, Pacolli ka shkruar se është kënaqësi e madhe që të kontribuosh në faktorizimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e madhe që të kontribuosh dhe përjetosh për faktorizimin e Republikës tonë. Faqja zyrtare e Organizatës së Frankofonisë, si organizatë e fuqishme politike botërore i dëshiron mirëseardhje Kosovës duke e vendosur flamurin tonë në një pozicion tepër dinjitoz./Indeksonline/