02:16 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Nike’s konfirmon transferimin e Coutinhos [Foto]

Çuditërisht, kompania gjigante Nike ka konfirmuar në dukje se Philipe Couttinho është i lidhur me Barcelonën.

Braziliani ka qenë i lidhur ngusht që një kohë për një transferim në Camp Nou, por tani duket që gjërat vetëm sa po shkojnë drejt finalizimit.

Nike përmes një paragrafi në faqen zyrtare të kompanisë kanë përmendur emrin e yllit të Liverpool-it duke bërë fansat e Barcelonës edhe më optimist rreth këtij transferimi.

Në fillim mund të keni ndoshta skepticizëm, por nuk është gënjeshtër dhe as ndonjë lloj photoshop-i , është vërtet legjitime.

Vlen të theksohet poashtu se këto ditë media spanjolle ‘Mundo Deportivo’ ka pasur lajmin që Coutinho është duke kërkuar shtëpi në Barcelonë. /IndeksOnline/