11:41 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Farmacisti u shet ilegalish të rinjve, barnat të cilat nuk guxojnë të merren pa recetë

Farmacistët që veprojnë si “tregtarë të drogës rrugore” po përmbytin tregun e zi me barna të rrezikshme siç është Xanax.

Investigimi i Daily Mail ka zbuluar prova të kimistëve që ilegalisht shesin ilaçe shumë problematike veëm për përfitimin për të hollave.

Droga mund të shitet me shpejtësi dhe lehtë përmes medias sociale tek të rinjtë në shkolla dhe universitete ku dhe po përballen me pasoja abuzuese shkatërruese.

Dhe këtë interesim të të rinjve po e shfrytëzojnë farmacistët të cilët po i shesin ilegalisht ilaçet apo drogat të cilat duhet të shiten vetëm me recetë, siç janë bezodiazeptina e forta si Xanax dhe diazepam dhe tramadoli opioid.

Tregtarët i shesin tabletat Xanax- të cilat përdoren për të trajtuar ankthin, por të cilat mund të kenë efekte shumë të mëdha dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Një farmacist në Londër shiti qindra barna të rrezikshme, dhe gjatë kësaj kohe ai u incizua nga një reporter I fshehtë i Daily Mail, I cili i shiti ato me çmime më të larta se ato që mund të blihen në dyqane tjera.

Në pamje shihet ai tek ia shet 60 paketime të “Xanax” për 150 funta, të riut i cili është në të njëzetat e tij./Indeksonline/