22:36 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / Gj. Sh

Fatbardh Latifi rikthehet tek Llapi

Futbollisti Fatbardh Latifi, është rikhyer përsëri te skuadra e Llapit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, transmeton IndeksOnline.

Latifi kishte veshur fanellën bardh e kaltër edhe gjatë edicionit 2018/19, e së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut.

Njoftimi i plotë:

Fatbardh Latifi rikthehet tek Llapi

Qendërmbrojtësi Fatbardh Latifi që së fundmi ishte pjesë e Ramiz Sadikut është rikthyer përsëri tek skuadra jonë, pasi që ishte pjesë e jona edhe gjatë edicionit 2018/19.

Latifi është bashkuar me skuadrën tash e disa ditë dhe ka vijuar përgatitjet me grupin si dhe do jetë i gatshëm nga ndeshja e parë që do zhvillohet nesër ndaj Drenicës.

Shtatlarti 192 cm më parë ka mbrojtur ngjyrat edhe të AD Alorćon B dhe Flat Earth në Spanjë si dhe A&N në Kosovë./IndeksOnline/