23:22 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fati e thyen Interin dhe rekordin e Ligës së Kampionëve

Ansu Fati shënoi golin e fitores për Barcelonën në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar Interin nga gara.

Fati kështu u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcës realizoi në moshën 17 vjeç e 40 ditë duke u bërë lojtari më i ri që shënon në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit. /IndeksOnline/