10:22 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fatih Terim bëhet trajner i kësaj Kombëtare? (Foto)

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim është afër të bëhet me ekip të ri.

Sipas mediave, ish-trajneri i Kombëtares së Turqisë është afër marrëveshjes me Bosnja Hercegovina, transmeton IndeksOnline.

Madje 64-vjeçari është takuar me drejtuesit e Federatës së Bosnjës, dhe këtë e ka konfirmuar vetë Terim.

Ish-menaxheri i Fiorentinas, Milanit, Galatasarayt ishte në bisedime edhe me Përfaqësuesen e Kosovës./IndeksOnline/