23:50 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Fatmir Limaj: Do t’i kemi rreth 55 mijë vota

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për publikimin e sondazheve dhe sloganin e partisë që ai udhëheq për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se sondazhet zakonisht realizohen për partinë e parë dhe të dytë, ndërsa gabojnë për partitë e vogla.

“Sondazhet gjithmonë gabojnë për partitë e vogla, ato krijohen për partinë e parë dhe të dytë”, ka thënë Limaj në T7.

Ai ka thënë se slogani i Nismës është duke u kthyer në një rreshtim në mbarë Kosovën, duke thënë se po vërehet një lëvizje të jashtëzakonoshme në të gjithë vendin.

“Ne jemi në rrugën e drejtë në rikthimin e kësaj teme. Sipas meje, pres që të kemi 50 deri 55 mijë vota, nuk e di në përqindje. Pas shortit 121, i cili është simbol i fitores dhe mbrojtjes, po më dërgojnë brenda ditës vajza e djem tatuazhe me numrin 121, të cilët kanë lindur në atë kohë ose kanë qenë fëmijë”, ka thënë Limaj.

Ai ka konsideruar se numri rendor i Nismës nuk ka qenë i rastësishëm, andaj edhe janë lidhur ngjarjet.