Fatmir Rexhaj largohet si Kampion nga Drenica

Lideri i mbrojtjes së Drenicës, Fatmir Rexhaj është larguar si kampion nga klubi nga Skenderaj.
Rexhaj ishte një nga meritoret që Drenica e mbylli me sukses sezonin e fundit, duke u shpallur kampion në Ligën e Parë dhe siguruan inkuadrimin në Superligë, shkruan IndeksOnline.
Ai ka falenderuar klubin, kryesinë, bashkëlojtarët dhe tifozët për përkrahjen ndaj tij.
IndeksOnline merr vesh se ai ka disa oferta nga klubet kosovare dhe ato shqiptare, por ende nuk dihet se pjesë e cilës skuadër do të jetë Fatmir Rexhaj në sezonin e ri.
Postimi i plotë:
Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoi se nga sot nuk do të jem më pjesë e FC Drenica.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj kryesisë, shtabit teknik, bashkëlojtarëve dhe mbi të gjitha tifozerisë së zjarrtë – ‘Shqiponjat e Zeza’, për përkrahjen e palëkundur dhe kujtimet e bukura që do t’i mbaj gjithmonë me vete.
I uroj klubit suksese në vazhdim!/IndeksOnline/