Fatmir Rexhaj, specialisti i inkuadrimeve në Superligë! Vitin e kaluar me Drenicën, këtë sezon me Feronikelin
Fatmir Rexhaj po e dëshmon se është një nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë.
Në dy vitet e fundit, Rexhaj arriti të inkuadrohet në Superligë, me dy skuadra të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
Sezonin e kaluar, ai ishte lider në mbrojtjen e Drenicës, derisa këtë vit ishte pjesë e Feronikelit, ku sot siguroi rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Ndërsa Rexhaj të njëjtin sukses e arriti në sezonin 2021/22, kur me skuadrën e Trepçës’89 ishte kampion në Ligën e Parë, duke u inkuadruar në Superligë.
Fatmir Rexhaj ka reaguar pas këtij suksesi, duke thënë se Feronikeli ‘74 është rikthyer aty ku i takon.
“Sezon për t’u mbajtur mend. Feronikeli ’74 rikthehet aty ku e ka vendin.”, ka shkruar Rexhaj./IndeksOnline/

