10:46 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fatmir Sejdiu kujton Xhemajl Mustafën

Ish presidenti dhe kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kujtuar kolegun e ndjer të partisë, Xhemajl Mustafën.

Sejdiu ka shkruar se borgji i përhershëm i Kosovës do të jetë gjetja e atyre që vranë atë.

Sejdiu ka thënë se veprat e veprimet e Mustafës janë shembull se si duhet dashur e punuar për atdheun, përcjell Indeksonline.

“23 Nëntori përherë do rikthejë atë ditë tragjike të vitit 2000, ditën e dhembjes së madhe të shpirtit për Njeriun e Madh të Kosovës, Xhemajl Mustafën.

23 Nëntori dhembjen e trishtimin e rikthen në përhershmëri. Kujtesa jonë ruan me një ndjenjë të veçantë, këtë datë të dhembshme pesha e së cilës ndihet dhe do ndihet çdo ditë e më tepër deri në ditën kur do të dihen autorët e këtij krimi, dhe deri në ditën kur ata do ta marrin dënimin e merituar.

Vepra, e veprimet tua edhe sot janë shëmbëlltyrë e veprimit kombëtar se si duhet dashur, dhe si duhet punuar për atdheun.

Në përhershmëri do jetosh si model i vetshkrirjes për vendin.

Në përhershmëri do jeton edhe kujtimi për Ty.

Borxhi i yni i përhershëm do jetë gjetja e atyre që bënë këtë krim ndaj teje, e ndaj Kosovës” ka thënë shkruar Sejdiu./Indeksonline/