23:53 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Fatmir Spahiu: Nga sot s’jam tifoz i Chelseat, deri sa rusi është pronar!

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu njihet ndër vite si tifoz i madh i Chelseat të Anglisë.

Por, Spahiu ka vendosur të heq dorë nga tifozeria e skuadrës londineze deri sa rusi Abramovich të jetë pronar i skuadrës. Këtë vendim e ka marr si frustrim ndaj agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Bufi” ka thënë se nga sot e tutje do bëj tifo për Dritën dhe Barcelonën.

”Ka dy tri dite qe po mendoj cka kisha mujte une me dhan kontribut per me dobesu Rusine, e me u bashku jo me Ukrainen por me boten perendimore ku besoj se une dhe idete e frymezimet e mija shkojne e vijne. Kurgjo nuk po me bjen ne mend.

Tash mu kujtu nje sen, pak para se me ra me fjet.

Nga sot une nuk jam ma tifoz i Chelsea, deri sa rusi Abramovich eshte pronar i klubit.

Kaq mundem, kaq po beje.

Deri atehere Forca Barça, Forca Drita”, shkruan Spahiu në Facebook./Indeksonline/