20:35 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Fauci: Amerikanë, përgatituni për valë të tjera të Covid-19

Amerikanët duhet të përgatiten të përballen me valë të tjera të Covid-19, pasi miliona njerëz kanë udhëtuar dhe më pas janë kthyer në shtëpi për festën e Falenderimeve.

Kështu shprehet këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë amerikane, Anthony Fauci.

“Me siguri do të ketë një rritje të numrit të njerëzve që udhëtojnë. Ne mund të presim një valë tjetër në dy ose tre javë. Ne nuk duam të trembim njerëzit, por ky është realiteti,” është shprehur virologu i njohur.

Ndërkohë, ndihmës Sekretari i Shëndetësisë, Brett Giroir ka kërkuar testim për të gjithë shtetasit amerikanë që kanë udhëtuar gjatë festës së Falenderimeve, raporton Ora News.

Nga nisja e pandemisë, SHBA është vendi me numrin më të lartë të infektimeve, plot 13,648,781 të prekur.Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 272,550.