14:33 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Fauci thirrje amerikanëve të bëhen gati për vjeshtën e dimrin: S’do të jetë e lehtë!

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, u bëri thirrje amerikanëve që të bëhen gati për atë që do të pasojë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

“Mos nënvlerësoni kurrë, kurrë potencialin e pandemisë. Dhe mos u përpiqni të shikoni anën rozë të gjërave”, i tha Fauci një paneli diskutimi të enjten.

“Ne duhet bëhemi gati dhe të kalojmë këtë vjeshtë dhe dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë.”

Mjeku ka qenë në kundërshtim me presidentin Donald Trump në disa pika gjatë pandemisë.

Muajin e kaluar, Fauci tha se vajzat e tij ishin ngacmuar për shkak të deklaratave të tij publike në lidhje me trajtimin e pandemisë, ndërsa ai vetë ka marrë kërcënime me vdekje.