Fauci: Vaksinimet e para anti-Covid që në dhjetor

Në një intervistë për “La Stampa”, drejtori I Institutit amerikan për sëmundjet infective, Anthony Fauci është shprehur se vaksinimet e para anti-Covid pritet të nisin që në muajin dhjetor.
Sipas tij, duhet që të mbyllen baret dhe restorantet, ndërsa Krishtlindjet të festohen në shtëpi vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes, përcjell Ora News.
Fauci: “Vaksinimet kundër Covid mund të fillojnë midis 12 dhe 15 Dhjetorit në SHBA. por edhe në Itali. Kjo, sidoqoftë, duhet të na nxisë të marrim menjëherë masa për të frenuar infeksionet me seriozitet më të madh. Ajo që ju po bëni në Itali është e drejtë, por mbase do të na duhet të mbani të mbyllura baret dhe restorantet dhe kaloni Krishtlindjet në shtëpi vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes“.