07:09 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Krerët kosovarë takojnë Mogherinin

Liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, sot në mëngjes do takohen me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi do të jetë dialogu. Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, pritet që liderët kosovarë do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me Mogherinin është herët në mëngjes, ndërkohë agjendë e gjatë do të jetë në Bruksel, kohë kjo kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.