10:05 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

FBK e nominon Linda Shalën për kryetare të KOK-ut

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot më 8 mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Me këtë nominim Federata e Basketbollit e Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh fushatë “Her World, Her Rules”.

Kjo fushatë synon që t’i motivojë vajzat për t’u marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Nga FBK-ja veprim konkret, një grua për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës.