14:29 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

FBK prezantoi trajnerin e ri të Kosovës, grekun Christos Marmarinos

Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka prezentuar trajnerin e ri të Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i FBK-së Arben Fetahu prezentoi trajnerin grek, Christos Marmarinos.

Marmarinos ishte për shumë vite pjesë e stafit trajnues të ekipit të Olimpiakosit, ndërsa së fundmi ishte trajner i klubit të Japonisë, Nishinomiya Storks, shkruan Indeksonline.

Sfidën e parë do ta ketë më 20 shkurt kur Kosova do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut./Indeksonline/

Christos Marmarinos, trajneri i ri i Kosovës