16:08 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

FC Ballkani – Astana, këto janë vlerat financiare të dy skuadrave

Ballkani do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Kampionët në fuqi të Kosovës do të presin Astanan në “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë në Grupin C. Ballkani është i dyti në këtë grup me tri pikë, kurse Astana e fundit dhe pa pikë.

Nëse analizojmë vlerën financiare, skuadra nga Kazakistani ka vlerë rreth 14 milionë euro, kurse kampioni i Kosovës ka vlerë rreth 6 milionë euro.