13:58 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

FC Drita do t’i kryej përgatitjet në Shqipëri për ndeshjen e radhës në Evropa Ligë

Pas një suksesi fantastik ndaj klubit nga Maqedonia Sileks, Drita është rikthyer për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojë në kuadër të rundit të tretë në Evropa Ligë.


Skuadra nga Gjilani në rundin e tretë do të takohet me klubin e Legie Varshava, shkruan IndeksOnline

Sot, i gjithë stafi i Dritës kanë udhëtuar për në Shqipëri, ku në Durrës do të karantinohen dhe vazhdojnë përgatitjet për garat evropiane.

“FC DRITA ZHVENDOSET NE SHQIPËRI19.09.2020

Klubi jone sapo ka arritur ne Durres ku do te qendroje deri me 23 Shtator.

Ekipi eshte vendosur ne Tropikal Resort per te vazhduar me karantinim dhe pergaditje per ndeshjen ne kuader te Europa League qe do te zhvillohet te enjten me date 24 shtator ne Poloni”.