23:40 / E Premte, 18 Tetor 2019

FC Ferizaj bojkoton stërvitjet, shkak mos pagesa e lojtarëve

Klubi i Ferizajit ka bojkotuar sot stërvitjet për arsyje që ata nuk i kanë marrë pagat, të cilat ju detyrohet klubi.

Po ashtu ata e kanë quajtur këtë gjë si të turpshme pasi që sipas tyre ky qytet ka kompani shumë të mëdha dhe është e papranueshme që të mos mund t’i paguaj lojtarët./Indeksonline/.

Postimi i plotë i klubit:

Bojktohet stervitja e Sodit.

18.10.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë nuk ka zhviluar stërvitjet para ndeshjes me Prishtinën. Arsyeja eshte mos pagesa e pagave ndaj futbollistëve.

Një qytet kaq i madhë e me kompanitë ndër më të forta në vend, mos të jenë në gjendje të bëjë një skuadër stabile eshte e turpshme.

Shpresojmë që këto gjëra të rregullohen, dhe ne si qytet të kemi një ekip më stabile sepse ky qytete e meriton nje skuader stabile.