23:25 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

FDA së shpejti e autorizon vaksinën Pfizer-BioNTech për përdorim te 12-15 vjeçarët

Administrata e Ushqimit dhe Barnave po përgatitet të autorizojë përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech Covid-19 te adoleshentët 12 deri në 15 vjeç, deri në fillim të javës së ardhshme.

Vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për ngritjen e nivelit të imunitetit në popullatë dhe uljen e numrit të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, transmeton Indeksonline.

Autorizimi mund të vijë në fund të kësaj jave, sipas zyrtarëve federalë, të cilët nuk i dhanë emrat e tyre sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, shkruan New York Times.

Nëse jepet ky autorizim, paneli këshillimor i vaksinave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka të ngjarë të mblidhet ditën tjetër për të shqyrtuar të dhënat e provës klinike dhe për të bërë rekomandime për përdorimin e vaksinës tek adoleshentët.

Pfizer disa javë më parë raportoi se asnjë nga adoleshentët në provën klinike që morën vaksinën, nuk pati infeksione simptomatike. 

Ne mund të sigurojmë publikun se jemi duke punuar për të shqyrtuar këtë kërkesë sa më shpejt dhe transparente të jetë e mundur“, tha Stephanie Caccomo, zëdhënëse e Administratës së Ushqimit dhe Barnave./Indeksonline/