11:37 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Federata Angleze dëshiron ta vazhdoj me Southgate edhe pas Euro 2024

Federata Angleze e Futbollit raportohet se dëshiron që Gareth Southgate të jetë trajner i ”Tre Luanëve” edhe pas Kampionatit Evropian ”Euro 2024”.

53-vjeçari ka kontratë me kombëtaren angleze deri në dhjetor, por që pritet të largohet menjëherë pas përfundimit të evropianit, shkruan IndeksOnline.

The Telegraph raporton se FA dëshiron që Southgate të zgjasë kontratën e tij me Anglinë deri në vitin 2026.

Duke folur në shortin e Ligës së Kombeve në Paris të enjten, trajneri anglez sugjeroi se ai mund të zgjasë qëndrimin e tij për një turne të pestë madhor.

Komentet e tij thuhet se u panë si pozitive nga figura të larta të Wembley, të cilët do të donin ta mbanin atë në krye për disa vite të tjera.

Southgate u emërua si trajner i Anglisë në vitin 2016, fillimisht në një bazë të përkohshme që më vonë u bë e përhershme.

Ai e udhëhoqi ekipin e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, ku në fund humbi nga Kroacia.

Në vitin 2020, Southgate arriti në finale të Kampionatit Evropian, por në fund ata Anglia u mposht nga Italia pas ekzekutimit të penalltive në Wembley./IndeksOnline/