13:43 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / C E

Federata Angleze ndryshon formatin dhe pagesat e EFL dhe FA Cup

Koronavirusi ka shkaktuar probleme të mëdha në futboll si në organizim ashtu edhe në financa.

Federata Angleze ka bërë të ditur se ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në formatin e FA Cup dhe EFL për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Katër rundet e para të EFL do të luhen para fundit të shtatorit derisa gjysmëfinalet do të luhen me vetëm nga një ndeshje.

Fillimi i hershëm i këtij kompeticioni do t’i lejoj skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të kenë më shumë hapësirë në kompeticionin evropian që fillon në muajin tetor.

Pesë rundet e para të EFL do të kryhen para krishtlindjeve derisa finalja është planifikuar për në muajin shkurt.

Gjithashtu edhe të ardhurat do të kthehen në nivelin e vitit 2017/18 pas dy viteve që patën rritje të ndieshme. /IndeksOnline/