21:05 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Federata e Futbollit të Kosovës me logo dhe sponsor të ri (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës pritet që së shpejti ta publikoj logon e re.

Para disa muajve, FFK-ja hapi një konkurs për dizajnin e logos së re, shkruan IndeksOnline.

Sipas rregullorës së UEFA-s, kjo logo duhet të publikohet pak para fillimit të Ligës së Kombeve. 

“Kosovan Football” shkruan në faqen zyrtare të Twitterit, se përveç logos, FFK-ja pritet ta publikoj edhe sponsorin e ri.

Sipas tyre, katër markat më të njohura si Adidas, Nike, Puma dhe Macron nuk janë pjesë e kësaj befasie.

Kujtojmë që Liga e Kombeve nis nga muaji shtator, kurse Kosova si kundërshtar të parë do ta ketë Azerbajxhanin./IndeksOnline/