13:55 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Federata e Spanjës nuk e lejon ndeshjën Barcelona – Girona të luhet në SHBA

Federata Spanjolle e Futbolli i ka dërguar një shkresë paraditen e kësaj të premteje La Ligas, për t’i komunikuar që nuk lejon zhvillimin e ndeshjes së javës së 21-të, Girona-Barcelona, në Miami më 27 janar.

RFEF shpjegon se as UEFA dhe as FIFA e mbështesin këtë ide, që edhe qeveria spanjolle nuk e sheh me sy të mirë. Qëndrim të kundërt kanë mbajtur edhe Shoqata e Futbollistëve në Spanjë. E njëjta shkresë do t’u dërgohet edhe UEFA-s dhe FIFA-s, për t’I mbajtur në dijeni të plotë rreth kësaj situate.

Presidenti i Ligës së Futbollit, Javier Tebas, është shprehur se informimi i institucioneve ndërkombëtare të futbollin nuk mund të jetë argument për të anuluar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në SHBA.

Derbi katalan Girona-Barcelona, do të ishte ndeshja e parë e kampionatit spanjoll që do të zhvillohej jashtë kufijve të vendit iberik. Një lë lëvizje e tillë nuk i ka pëlqyer trajnerit të Realit të Madridit, Julen Lopetegui:

“Të gjitha skuadrat duhet të luajnë në fushat e tyre.”