16:38 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Federata Turke dhe delegacioni i FIFA-s bëjnë homazhe te varri i Vokrrit (Foto)

Delegacionet e FIFA-s, UEFA-s dhe Federatës Turke të Futbollit, sot, para punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor për president të FFK-së kanë bërë homazhe dhe kanë vënë lule të freksta te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.