16:02 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / B O

Federer dhe Sock, gjysmëfinalistët e parë të Londrës, sot dy emrat e tjerë

Tenistët Roger Federer dhe Jack Sock janë dy gjysmëfinalistët e parë të turneut “ATP Championship” që po zhvillohet në Londër, turne ku marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë. Federer dhe Sock janë kualifikuar nga grupi “Boris Becker”, me zviceranin që zuri vendin e parë më tri fitore. Në sfidën e fundit, Federer mposhti 2-1 (96-7, 6-4, 6-1) kroatin Marin Cilic, një fitore me përmbysje e numrit 2 në botë, që është edhe favoriti kryesor për ta fituar këtë turne.

Surprizë kualifikimi i amerikanit jack Sock, që arriti një fitore të papritur ndaj talentit gjerman Alexander Zverev me shifrat 2-1 (4-6, 6-1, 4-6), duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. Sot luhen ndeshjet e treta në grupin “Pete Sampras”, me Dominic Thiem që do të përballet me David Goffin, ndërsa Grigor Dimitrov do të luajë ndaj Pablo Correno (ky i fundit zuri vendin e Rafael Nadal, që u tërhoq i dëmtuar pas ndeshjes së parë në grupe.