Federer mposhtë Thiem për të shpresuar në kualifikim
Roger Federer ka reaguar si më së miri pas ”tmerrit” në ndeshjen e parë për t’i mbajtur gjallë shpresat në ATP me një fitore ndaj Dominic Thiem.
Zvicerani, duke e ditur se humbja nuk do ta kualifikojë tutje, mposhti austriakun, 6-2, 6-3.
Gjashtë herë kampioni pësoi humbje nga Kei Nishikori të dielën, por ai la mbrapa gabimet për të fituar tani.
Përballja e radhës për Federer është nesër ndaj Kevin Anderson, i cili mposhti Nishikorin së fundmi me rezultat, 6-0, 6-1./IndeksOnline/