11:59 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Incidenti i Williams me gjyqtarin e takimit, Federer jep mendimin e tij

Roger Federer thotë se Serena Williams ”shkoi shumë larg” në incidentin e saj me gjyqtarin e takimit gjatë finales së US Open në shtator.

Williams u fut në procedurë disiplinore pas këtij incidenti me gjyqtarin, të cilin e quajti ”gënjeshtar” gjatë duelit me Naomi Osaka.

Federer thotë tani se incidenti duhej të shmangej më ndryshe, transmeton IndeksOnline.

”Ndjej se Serena duhej të shmangej”, tha zvicerani për Sunday Times.

”Ajo e bëri, por ‘shkoi shumë larg”.

Kujtojmë se Williams e humbi këtë duel, ku Osaka e fitoi US Open./IndeksOnline/