12:43 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Federer tregon se cili ishte dueli më emocionues në karrierën e tij

Tenisti zvicërian, Roger Federer ka zbuluar meçin më emocionues që ka patur në karrierë. Federer ka thënë se nëntë vjet më parë, mezi arriti të përfundojë ndeshjen finale kundër suedezit Robin Soderling.

Përballja i takonte finales së French Open në Paris.

“Sytë e mi ishin plot me lot kur u largova nga karrigeja ime dhe fillova të shërbeja për fitore. I thashë vetes se duhej të mbyllja sytë, sepse ndeshja mund të kthehej lehtësisht. Në atë situatë unë nuk mund të kontrolloja emocionet e mia, më përkrahu audienca dhe në fund arrita fitore” ka thënë Federer./Indeksonline/

Temat: