”Përballja me Federer, ndër më të mirat këtë sezon” – thotë Djokovic
Novak Djokovic thotë se fitorja e tij ndaj Roger Federer ishte ndër më të mirat në përballjet mes tyre.
Në takimin e tyre të 47-të, serbi mposhti Federerin me rezultat, 7-6 (8-6) 5-7 7-6 (7-3) për ta arritur finalen e sotme.
Djokovic, i cili do të rikthehet në vendin e parë nesër, do të përballet me Karen Khachanov pasi rusi mposhti Dominic Thiem, transmeton IndeksOnline.
”Ishte një përballje spektakulare”, tha Djokovic për Sky Sports.
Ai shtoi: ”Ne kishim disa përballje epike në të kaluarën, por kjo ishte ndër më të mirat, në termat e nivelit të lojës”.
”Përkrah me gjysmëfinalen e Wimbledon ndaj Nadal, padyshim kjo ishte ndër përballjet më eksituese këtë sezon”./IndeksOnline/