17:00 / E Martë, 22 Mars 2022 / AR

Fejohet Rihanna?

Rihanna ka ndezur thashetheme se është fejuar me të dashurin e saj, A$AP Rocky. Kjo erdhi pasi ajo kishte vendosur një unazë diamanti gjatë daljes së fundmit.

Këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin, ishte jashtë dhe po kryente pazare ku mori vëmendje guri i madh në gishtin e unazës, transmeton Indeksonline.

Rihanna ka ndezur thashethemet për fejesë me A$AP Rocky

Por, a është fejuar Riri?

Fansat nisën të spekulojnë pas publikimit të këtyre fotove.

Rihanna dhe A$AP Rocky ndezën thashethemet se ata janë fejuar

Thuhet se unaza është një unazë Sloan Solitaire e krijuar nga Briony Raymond.

Riri tenton t’i mbajë fshehur jetën e saj private, ndaj jemi të sigurt që ylli i ‘Umbrella’ do t’i njoftojë fansat për fejesën e mundshme kur të jetë gati!/Indeksonline/

Fotot shtatzëna të Rihanna-s