16:00 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Felix, do t’ia rrëmbejë fronin Ronaldos”

Legjenda e Atletico Madridit, Paulo Futre është i bindur që sulmuesi, Joao Felix ka një të ardhme të ndritshme.

Felix është transferuar këtë verë për 120 milionë euro tek klubi madrilen dhe në katër ndeshjet e para ka treguar formë të mrekullueshme.

Futre ka besim të plotë të portugezi duke thënë se në të ardhmen do të jetë fitues i Topit të Artë.

“Joao Felix është 20-vjeçar, është kampion, mund t’ia rrëmbej fronin Ronaldos, kur ai të pensionohet. Gjithashtu mund ta fitojë Topin e Artë”, deklaroi ai. /IndeksOnline/