20:23 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Felix: Jam i lumtur te Barcelona

Sulmuesi i huazuar i Barcelonës, Joao Felix ka folur përpara rikthimit të tij në Atletico Madrid.

Joao Felix mbërriti te Barcelona gjatë afatit të fundit kalimtar, duke u transferuar nga Atletico në një marrëveshje huazimi për një sezon.

Pas vështirësive të tij në “Civitas Metropolitano”, 24-vjeçari, vlera e të cilit në treg është 50 milionë euro, ka gjetur formën e mirë.

“Unë jam i lumtur këtu dhe familja ime është e lumtur këtu. Unë dua të qëndroj dhe mirë. do të shohim në të ardhmen”, tha ai për Movistar.

Barcelona do të përballet me Atletico Madridin këtë të dielë mbrëma.