17:44 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / Gj. Sh

“Felix nuk dëshiron të luajë për Atleticon”

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka folur për sulmuesin Joao Felix.

Ai ka thënë se portugezi nuk dëshiron të luaj për skuadrën spanjoll dhe mund të largohet nga Atletico Madrid, shkruan IndeksOnline.

“Është e qartë. Joao Felix nuk dëshiron të luajë për Atletico Madrid. A e duan ekipet tjera atë apo jo, është çështje tjetër”, tha Cerezo.

Për Joao Felix ka shfaqur interesim skuadra e Barcelonës, e cila dëshiron transferimin e tij në formë huazimi./IndeksOnline/