10:22 / E Diele, 17 Shtator 2023 / Gj. Sh

Felix pas golit të parë me Barcelonë: Jam i lumtur, është e lehtë të luash këtu

Joa Felix ka shënuar golin e parë me fanellëb e Barcelonës.

Portugezi hapi serinë e golave në fitoren e mbrëmshme 5-0, ndaj Real Betisit dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Felix tha se ndihet i lumtur dhe krenar me golin e shënuar dhe paraqitjen e tij.

“Shumë i lumtur që luaj sërish si titullar, ndjesitë janë shumë të mira. Është e lehtë të luash në këtë skuadër dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë bënë shumë mirë dhe aty ku duhej. Kur ke një strukturë të mirë dhe e lëviz topin shpejt, shfaqen gola dhe hapësira. Unë jam duke punuar për të qenë në maksimumin tim dhe atmosfera në ekip është shumë e mirë. Është e lehtë të luash me ta, jam i lumtur, ky ndryshim ka qenë i mirë për mua dhe familjen time”, deklaroi Felix./IndeksOnline/