20:35 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Fëmija rrëzohet nga lisharësja në Podujevë, pëson lëndime trupore

Një fëmijë është rrëzuar nga lisharësja e vendosur në qendër të Podujevës, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Sipas burimeve të Indeksonline, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca, dhe është dhuruar ndihma mjekësore.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhë një incident i tillë.

Dy javë më parë, në lojërat e vendosur në qendër të qytetit u lëndua një tjetër fëmijë.