22:59 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fëmijët bëjnë gjumin në mbeturina!

Dy fëmijë rreth moshës 10 vjeç janë parë duke bërë gjumin në mbeturina, saktësisht në qendër të komunës së Gjilanit.

Gjumi i fëmijëve po bëhet në një hapësirë e cila gjendet në afërsi të Komunës së Gjilanit, shkruan Indeksonline.

Në qytete të ndryshme të vendit, shumë fëmijë dhe familje vazhdojnë të enden rrugëve duke kërkuar lëmoshë. Kësisoj këta fëmijë kanë habitur shumë banorë të Gjilanit, të cilët edhe kanë shpërndarë fotografitë në rrjetet sociale.

Ky rast duhet të përdoret për të vetëdijesuar gjithë vendin se kujdesi ndaj fëmijëve duhet rritur më tepër, pasi edhe janë e ardhmja e vendit./Indeksonline/

Temat: