11:36 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fëmijët e policëve të rënë në detyrë, të pranishëm në seancën solemne të Kuvendit

Sot në seancën solemne për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të pranishëm ishin edhe fëmijët e policëve të rënë në detyrë.

Kuvendi i Kosovës, kishte filluar seancën solemne në orën 11:00, përveç deputetëve, aty morën pjesë edhe shumë mysafirë të tjerë, si familjarë të dëshmorëve si dhe ambasadorë nga të gjitha vendet.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kërkoi të punohet me përkushtim për të ardhmen e shtetit./IndeksOnline/