15:03 / E Martë, 23 Janar 2018 / k.v

Fëmijët me autizëm mund të përfitojnë nga të qenit dygjuhësh

Në studimin e parë të këtij lloji, shkencëtarët tregojnë se fëmijët dygjuhësh me çrregullime të spektrit të autizmit, mund të kalojnë ingranazhet mendore më lehtë se ata që mund të flasin vetëm një gjuhë.

Duke qenë dygjuhësh, fëmijët me autizëm mund të përmirësojnë fleksibilitetin njohës, transmeton Indeksonline.

Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është një shqetësim në rritje në Shtetet e Bashkuara, duke prekur  rreth 1 në 68 fëmijë.

Pavarësisht prevalencës dhe viteve të hulumtimit, ende ekzistojnë disa pyetje pa përgjigje se si dhe përse zhvillohet autizmi.

Studimi i ri tregon të gjetura interesante se fëmijët autik të cilët flasin apo njohin dy gjuhë, e kanë shumë më të lehtë të përmirësojnë aftësitë njohëse./Indeksonline/