12:04 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Fëmiu që peshonte gati 200 kilogramë humb gjysmën e kileve

Një djalë 13 vjeçar, i cili dikur peshonte gati 200 kilogramë, dëshiron ta largojë lëkurën e tepërt pasi humbi më shumë se gjysmën e peshës së trupit.

Arya Permana nga Indonezia, dikur konsiderohej si fëmija më i rëndë në botë – kjo falë ushqimit plot noodles, ushqime të shpejta dhe pije të gazuara.

Në moshën dhjetë vjeçare ai mezi ecte dhe ishte i detyruar të lahej në një pellg jashtë shtëpisë.

Me peshën që kishte dhe duke rrezikuar jetën e tij, Arya u bë personi më i ri që ndonjëherë që iu nënshtrua një operacioni të stomakut.

Procedura së bashku me një dietë të rreptë e ndihmuan adoleshentin të humbasë një shifër të shquar prej 106 kilogramësh dhe tani peshon 85.8 kilogramë.

Tani një kirurg ka ofruar t’ia heqë lëkurën e tepërt nga kraharori dhe krahët pasi Arya t’i nënshtrohet testimeve të nevojshme.