09:27 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / MSH

Fëmiu vdes një javë pas shtrimit në QKUK, nisin hetimet

Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK, pasi ishte i shtrirë nga data 12 shtator.

Viktima me prejardhje nga Strovci i Vushtrrisë dyshohet të jetë rrëzuar, por që rasti nuk ishte raportuar në polici.

Sipas njoftimit policor, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Fsh. Strovc, Vushtrri,19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftim.