Femra me flokët më të gjata në botë
Odeta Autukaite (26) nga Lituania fitoi konkursin vjetor “Flokët më të gjata në botë”, duke mposhtur 184 rivale.
Flokët e saj 156 centimetra janë më të gjata se një shkop golfi dhe mund të rrethojnë rrotën e makinës, njoftoi agjencia Reuters.
“Nuk e prisja fare fitoren, sepse nuk kam matur flokët për një kohë të gjatë”, tha fituesja.
Konkursi në qytetin e dytë më të madh lituanez Kaunas, mblodhi gra të të gjitha moshave dhe konkurrenti më i vjetër është 80-vjeç.
Odeta është ende larg nga rekordi i mëparshëm absolut i këtij konkursi, i vendosur në vitin 2013, kur fituesi kishte një gjatësi flokësh prej 245 centimetrash.